Sony BDV-N7100W Manuel d'utilisateur Page 78

  • Télécharger
  • Ajouter à mon manuel
  • Imprimer
  • Page
    / 88
  • Table des matières
  • MARQUE LIVRES
  • Noté. / 5. Basé sur avis des utilisateurs
Vue de la page 77
4
AL
Për shikimin e pamjeve video 3D
Disa persona mund të vuajnë nga shqetësime
(si p.sh. lodhje sysh, dobësi ose marrje
mendsh) gjatë shikimit të pamjeve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të bëjnë
pushime të rregullta kur shikojnë pamje 3D.
Kohëzgjatja dhe frekuenca e pushimeve të
nevojshme do të variojë nga personi në
person. Duhet të vendosni vetë si është më
mirë. Nëse ju shkaktohen shqetësime, duhet të
ndërprisni shikimin e pamjeve 3D derisa të
mos keni më shqetësime; nëse mendoni se
është e nevojshme konsultohuni me mjekun.
Duhet të shihni gjithashtu edhe (i) manualin
e përdorimit dhe/ose mesazhin e kujdesit të
ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë
produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që
luhet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen tonë
të internetit (http://esupport.sony.com/) për
informacionin më të fundit. Shikimi i fëmijëve
të vegjël (sidomos i atyre nën gjashtë vjeç)
është ende në zhvillim e sipër. Konsultohuni
me mjekun (pediatrin ose okulistin) përpara
se të lejoni fëmijët e vegjël të shohin pamje
video 3D.
Të rriturit duhet të mbikëqyrin fëmijët e vegjël
për të siguruar që ndjekin rekomandimet
e renditura më lart.
Mbrojtja kundër kopjimit
• Ju lutemi kini parasysh sistemet e përparuara
të mbrojtjes së përmbajtjes që përdoren në
mjetet e përdorimit të Blu-ray Disc dhe
DVD. Këto sisteme të quajtura AACS
(Advanced Access Content System), në
shqip sistem i përmbajtjes së përparuar të
aksesit dhe CSS (Content Scramble System)
në shqip sistem i kodimit të përmbajtjes,
mund të përmbajnë disa kufizime për
riprodhimin, daljen analoge dhe veçori të
tjera të ngjashme. Përdorimi i këtij produkti
dhe kufizimet e vendosura mund të variojnë
në varësi të datës së blerjes, duke qenë se
bordi drejtues i AACS mund të miratojë ose
ndryshojë rregulloret e veta të kufizimeve
pas datës së blerjes.
Njoftim nga Cinavia
Ky produkt përdor teknologji Cinavia për
të kufizuar përdorimin e kopjeve të
paautorizuara të disa filmave e videove
komerciale dhe kolonave të tyre zanore. Kur
diktohet përdorimi i ndaluar i një kopjeje të
paautorizuar, do të shfaqet një mesazh dhe
riprodhimi ose kopjimi do të ndërpritet.
Më shumë informacion mbi teknologjinë
Cinavia jepet në Qendrën Online të Cinavia
për Konsumatorët në faqen
http://www.cinavia.com. Për të kërkuar
informacion shtesë mbi Cinavia përmes
postës së thjeshtë, dërgoni një kartolinë me
adresën tuaj të postës në adresën: Cinavia
Consumer Information Center, P.O. Box
86851, San Diego, CA, 92138, USA.
E drejta e autorit dhe markat
tregtare
Ky sistem përmban dekoderë rrethues
matricë të përshtatur Dolby* Digital dhe
Dolby Pro Logic si dhe DTS** Digital
Surround System.
* Prodhuar me licencë nga Dolby
Laboratories. Dolby, Pro Logic dhe
simboli me dy "D" janë marka tregtare
të Dolby Laboratories.
** Prodhuar me licencë nën patentat
e SH.B.A.-së numër: 5,956,674;
5,974,380; 6,226,616; 6,487,535;
7,212,872; 7,333,929; 7,392,195;
7,272,567 dhe patenta të tjera të
SH.B.A.-së dhe botërore të marra dhe
në pritje. DTS-HD, simboli i saj dhe
DTS-HD dhe simboli i saj së bashku janë
marka tregtare të regjistruara të DTS,
Inc. Produkti përfshin softuerin. © DTS,
Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ky sistem përmban teknologji High-
Definition Multimedia Interface (HDMI),
në shqip: ndërfaqe multimediale me
definicion të lartë.
Termat HDMI dhe HDMI High-Definition
Multimedia Interface, si dhe logoja HDMI
janë marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të HDMI Licensing LLC në
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Java është markë tregtare e Oracle dhe/ose
filialeve të saj.
Vue de la page 77
1 2 ... 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 ... 87 88

Commentaires sur ces manuels

Pas de commentaire